Flash News

KRYESORE

Ikën nga Veliaj, emërohet drejtori i ri i Patentave pas dorëheqjes së Arben Isarajt

Ikën nga Veliaj, emërohet drejtori i ri i Patentave pas

Pas dorëheqjes së Arben Isaraj, emërohet drejtori i ri i Patentave.

Sipas ‘News 24’, në krye të këtij posti është emëruar Blendi Gonxhe, i cili aktualisht ishte Drejtori i Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

Kujtojmë se Arben Isaraj dha dorëheqjen nga ky post pas arrestimit të të vëllait të akuzuar për një sërë veprash penale, si trafik ndërkombëtar kokainë dhe për një vrasje e kryer në bashkëpunim shumë vite më parë.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, komandoi në këtë post Azbi Arapin, aktualisht me detyrë Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm Ekonomik.

Të fundit