Flash News

KRYESORE

Ikën Nikolla Gruevski, ky pritet të jetë lideri i ri VMRO-DPMNE

Ikën Nikolla Gruevski, ky pritet të jetë lideri i ri VMRO-DPMNE

Opozita maqedonase, e udhëhequr nga partia VMRO-DPMNE, pritet të ketë së shpejti një lider të ri, pasi Nikolla Gruveski ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e Gruevskit është miratuar mbrëmjen e djeshme nga partia dhe në datat 22-23 dhjetor do të zhvillohet mbledhja e Komitetit Qendror të VMRO-së, ku pritet të zgjidhet lideri i ri.

Deri më tani, është Hristijan Mickovski, Sekretari i Përgjithshëm i partisë, ai që ka shprehur ambicien për të qenë kryetari i ri. Mickovski ka paralajmëruar një opozitë të fortë përballë qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.

Largimi i Gruevskit erdhi si pasojë e rezultatit të dobët që VMRO pati në zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoni.

Të fundit