Flash News

KRYESORE

Ikën 'tmerri' i PD, vjen 'armiku' i Ramës. Një grek i së djathtës në krye të Delegacionit të PE në Shqipëri

Ikën 'tmerri' i PD, vjen 'armiku' i Ramës.

Manolis Kefalogiannis, deputeti grek i Parlamentit Europian, përfaqësues i PPE (Partive Popullore Europiane) do të jetë shefi i delegacionit të Stabilizm-Asocimit BE-Shqipëri. Ai do të zëvendësojë rumunen Monica Macovei, e cila ka qenë shumë kritike me opozitën shqiptare dhe favorizuese e qeverisë Rama në qëndrimet e saj, raporton Politiko.al.

Në ndryshim nga rumunja Macovei, deputeti grek ka qenë hapur kritik me 'qeverinë Rama', sidomos pas shembjes së një kishe ortodokse në Dhërmi gjë që i tensionoi marrdhëniet Greqi -Shqipëri. Kefalogiannis qe shprehur atëherë se ky incident do të gjente vend në Raport-progresin për Shqipërinë.

Manolis Kefalogiannis është anëtar i partisë greke në pushtet Nea Demokracia dhe është zgjedhur në Parlamentin Europin për herë të parë në vitin 2014. Ai ishte kryetar i Komitetit të Përbashkët Parlametar me Turqinë  nga 2014 në 2019. Para se të inkuadrohej në politikë në nivel europian ai ka qenë deputet i parlamentit grek nga viti 1990 dhe ka shërbyer si ministër në vitet 2000.

Gjatë pesë viteve të fundit ai ka shprehur kritika për politikat kulturore të Shqipërisë, shkruan EWB. Megjithatë ai u mbështet unanimisht për të marrë drejtimin e delegacionit të PE në një vend si Shqipëria, e cila aktualisht, sipas të njëjtit burim, po përballet me sfida në shtegun drejt BE.

Të fundit