Flash News

KRYESORE

Ikën Ylli Spahiu, zv/ministri i Drejtësisë në krye të Drejtorisë së Patentave

Ikën Ylli Spahiu, zv/ministri i Drejtësisë në krye të

Arben Isaraj do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, duke zëvendësuar kështu Ylli Spahiun.

Gjatë dy mandateve si deputet i Kuvendit të Shqipërisë (2005-2013) si dhe sekretar e nënkryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Arben Isaraj ishte pjesë përbërëse e komisioneve të përhershme kuvendore të ligjeve dhe sigurisë kombëtare si dhe kryetar e bashkëkryetar i disa komisioneve të posaçme hetimore kuvendore.

Arben Isaraj  ka qenë përfaqësues i popullit në Kuvend dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste në dy mandate, gjatë 8-të viteve në opozitë, ndërsa pas fitores të 23 qershorit 2013-të, Arben Isaraj emërohet Zëvendësministër i Drejtësisë.

Kush është Arben Isaraj:

Arben Isaraj, i biri i Violetës dhe Astritit, ka lindur në Vlorë më 21 prill 1966 dhe banon në Tiranë. Është i martuar me Elona Isaraj (Dilo) dhe kanë dy fëmijë, Flavion dhe Fionën.

Arben Isaraj ka një karrierë të gjatë e të larmishme akademike, administrative dhe politike.

Pasi ka kryer studimet e larta për Drejtësi, në vitin 1988-të diplomohet “Jurist”, dhe nga viti 1989-të deri në vitin 2002, ai ka qenë asistent dhe pedagog i lëndëve “Histori e Doktrinës Politike-Juridike” e “Filozofi e së Drejtës” si dhe Zëvendësdekan  në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në mbi 10 vjet si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, ai është specializuar dhe kualifikuar në fushën e mendimit politik e juridik në Angli, Francë, Gjermani, Itali, Belgjikë, Greqi etj, si dhe ka qënë autor e bashkёautor punimesh, artikujsh shkencor si dhe tekstesh universitare mbi të drejtën dhe ligji. Ai  ka punuar dhe si pedagog. 

Jeta e tij aktive politike dhe publike,  zë fill në vitin 1998-të  me emërimin dhe e ushtrimin e detyrave si Këshilltar Juridik dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i disa Kryeministrave dhe ministrit të Mbrojtjes, Inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zëvendësministër i Rendit Publik.

Në zgjedhjet parlamentare mazhoritare të vitit 2005-së, Arben Isaraj kandidoi për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, me mbështetjen e Partisë Socialiste, duke shënuar një fitore direkte ndaj rivalit të tij, në zonën zgjedhore nr.95, Qarku Vlorë. Ai kryesoi  në vitin 2009-të listën zgjedhore parlamentare në Qarkun e Vlorës duke fituar mandatin e dytë si përfaqsues i popullit.

Gjatë dy mandateve si deputet i Kuvendit të Shqipërisë (2005-2013) si dhe sekretar e nënkryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Arben Isaraj ishte pjesë përbërëse e komisioneve të përhershme kuvendore të ligjeve dhe sigurisë kombëtare si dhe kryetar e bashkëkryetar i disa komisioneve të posaçme hetimore kuvendore.

Si përfaqsues i popullit në Kuvend dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste në dy mandate, gjatë 8-të viteve në opozitë, pas fitores të 23 qershorit 2013-të, Arben Isaraj emërohet  Zëvendësministër i Drejtësisë.

Të fundit