Flash News

KRYESORE

‘Iki nga takimi po më përmende Çamërinë’, kushti i Kotzias për Bushatin

‘Iki nga takimi po më përmende Çamërinë’,

Ditën e sotme, dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, u takuan sot mes tyre në Tiranë. takimi erdhi pasi bisedimet mes dy vendeve kanë hyrë në një fazë ngërçi.

Nuk dihet nëse dy ministrat kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të çuar më tej negociatat. “Bushati dhe Kotzias u dakortësuan për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirë pranuara për çështjet ende në diskutim”, ishte deklarata e përbashkët e dy ministrave e shpërndarë për mediat.

Por Report TV raporton se ka mësuar parakushtin e vendosur nga Kotzias për Bushatin përpara nisjes së takimit. Një burim diplomatik tregoi kushtin që Kotzias i ka vënë Bushatit që është pikërisht çështja çame.

‘Nuk dua në takim asnjë fjalë për Çamërinë. Nëse më përmendet Çamëria iki nga takimi’, mësohet të ketë thënë Kotzias.

Të fundit