Flash News

KRYESORE

IKMT e nis herët aksionin në Radhimë: Vetëm 51objekte do shemben, për të tjerat do përgjigjet ASHK

IKMT e nis herët aksionin në Radhimë: Vetëm 51objekte do

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm aksionin për shembjen e 51 objekteve në zonën e Radhimës, në Vlorë.

Kronika e ‘Report TV’ thotë se, sipas drejtoreshës së IKMT-së, Dallandyshe Bici, e cila është prononcuar jashtë kamerave, kaq do të jetë numri i ndërtesave ku do të ndërhyhet, pra 5, ndërsa pjesa tjetër që janë me hipotekë apo në proces legalizimi, do t’i lihet vendimit të ASHK-së.

I pranishëm në shembjen e 51 ndërtesave në Radhimë, përveç drejtoreshës së IKMT, Bici, ka qenë edhe drejtori i Policisë së Vlorës, Artion Duka.

Gjithashtu, zona ka qenë e siguruar edhe nga FNSH, nëse banorët e zonës do të ndërhynin për të penguar shembjen e ndërtesave.

Ditën e djeshme banorët bënë rezistencë duke u shprehur se nuk ishin kundër shembjes, por kërkuan ato të mos bëheshin në mënyrë selektive. Ndërkohë aksioni për shembjen e objekteve do të vijojë gjatë gjithë vijës bregdetare nga Vlora deri në Orikum.

Të fundit