Flash News

KRYESORE

IKMT fillon aksionin tek loti lll për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës: Shemben 6 ndërtesa, të shpronësuara sipas ligjit

IKMT fillon aksionin tek loti lll për ndërtimin e Unazës së

IKMT ka nisur sot aksionin e lotit të lll-të për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë. Përmes një njoftimi, IKMT bën me dije se në fazën e parë të këtij projekti janë planifikuar për t’u prishur 6 objekte një dhe dykatëshe të shpronësuara sipas ligjit.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit ka nisur sot aksionin në lotin lindor (III) ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës. Do të prishen në këtë fazë të parë, 6 objekte, një dhe dy katëshe. Objektet janë të shpronësuara sipas ligjeve. Nuk ka pasur përplasje apo kundërshti nga banorët. IKMT ka përfunduar aksionin për lotin I dhe lotin II ku kanë filluar tashmë punimet për ndërtimin e unazës”, shkruhet në njoftimin e IKMT-së.

Me lotin e lll-të të Unazës së Madhe pritet t’i jepet fund shëmbjeve dhe t’i hapet rrugë segmentit prej 2 kilometrash tek Unaza e Re. Ndërkaq, aksioni i sotëm është zvilluar në qetësi dhe pa përplasje me banorët.

Kujtojmë se, më herët shpronësimi në Unazën e Madhe hasi problematika pas skandalit të qeverisë me kompaninë ‘’DH Albania’’. Banorë të shumtë, të përkrahur edhe nga opozita, vijuan protestat duke e denoncuar projektin si një aferë korruptive të qeverisë, ndërsa situata e tensionuar e mbajti procesin e ndërtimit të pezulluar 2 vite rresht.

Të fundit