Flash News

KRYESORE

IKMT shemb banesat në Himarë, Noka pranë qytetarëve: Alibi për të tërhequr vëmendjen nga çështja “Tahiri”

IKMT shemb banesat në Himarë, Noka pranë qytetarëve: Alibi

Për shembjen e ndërtesave në Himarë nga IKMT ka reagur dhe deputeti demokrat Flamur Noka, i cili ndodhet pranë banorëve që po protestojnë.

Noka shprehet i bindur se shembja e këtyre ndërtesave është një taktikë e qeverisë për të fshehur skandalet dhe për të tërhequr vëmendjen nga çështja “Tahiri”.

“Himara po përdoret si alibi për të fshehur skandalet, gjithë qeveria është një organizatë kriminale që merret me drogë, duan të tërheqin vëmendjen nga cështja “Tahiri”. Banorët kanë denoncuar dhunën shtetërore. Në orën 4:00 të mëngjesit policia ka zgjuar banorët dhe i kanë nxjerrë jashtë për t'u shembur banesat. Jemi këtu për të denoncuar faktin se Himara po përdoret si plaçkë, pasi po prishen objektet 100 vjeçare, ndërsa banesat e zyrtarëve të PS nuk preken”, u shpreh ndër të tjera Noka.

Të fundit