Flash News

KRYESORE

Ikona e kinemasë italiane, Gina Lollobrigida, sot feston 90 vjetorin

Ikona e kinemasë italiane, Gina Lollobrigida, sot feston 90 vjetorin

E njohur në të gjithë botën, ikona e kinemasë italiane, Gina Lollobrigida feston sot, më 4 korrik, 90 vjetorin e lindjes.  

E lindur në 1927 në Subiaco (Romë) si Luigia Lollobrigida, humbi familjen si pasojë e një bombardimi gjatë luftës. Takimi me botën e spektaklit vjen në 1947 në skenën e “Miss Roma” dhe falë fotoromanit “Në fund të zemrës”. Në të njëjtin vit dërgohet në finalet e “Miss Italia”, nuk fiton por vitrina e konkursit i hap dyert e Cinecittà.

Vendimtar ishte takimi me Luigi Zampa, i cili i ofroi të interpretonte “Campane a martello” dhe “Cuori senza frontiere”, me Monicelli dhe Steno, me Pietro Germi dhe me Carlo Lizzani, që e lançuan si aktore në fillim të viteve ’50-të. E kërkuar nga shumë regjisorë të famshëm ishte Luigi Comencini që e adresoi tek Vittorio De Sica në suksesin e famshëm të “Pane, amore e fantasia” (1953). Që nga ai moment interpretoi role impenjative.

 Në vitet ’70-të kinemasë iu bashkua edhe televizioni: nga “Pinocchio” të Comencini tek seria amerikane “Falcon Crest”, deri në daljen e fundit të filmit “La romana” të Giuseppe Patroni Griffi. Në këtë periudhë pasioni për fotografinë e tërhoqi në xhiro në të gjithë botën, duke e çuar në galeritë më prestigjoze . Në 1996 miku i saj Gian Luigi Rondi e ftoi për David di Donatello për karrierën dhe dhjetë vite më pas i dorëzohet një trofe special për të festuar 50 vjetorin e statujës së parë të fituar me “Gruaja më e bukur në botë”.

 

 

Të fundit