Flash News

KRYESORE

Iku gjysma e janarit dhe asnjë ‘peshk i madh’ në rrjetë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin i shkojnë Fatmir Xhafajt në zyrë

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, pak muaj më parë kërkoi arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’ në janar të 2018-s, por tashmë që gjysma e muajit ka iku, asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim.

Fakt është se ambasadori Lu po zhvillon gjithnjë e më shumë takime me drejtuesit e institucioneve ligjzbatuese. Sot, së bashku me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, Lu ka qenë në zyrën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ky takim zhvillohet në një kohë kur është planifikuar ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, jo më larg se e hëna e javës së ardhshme.

Të fundit