Flash News

KRYESORE

Iku janari, Donald Lu u ikën gazetarëve, nuk komenton ‘peshqit e mëdhenj’

Nesër është dita e fundit e janarit, muaji i cili për ambasadorin Donald Lu duhet të ishte fundi i ‘peshqve të mëdhenj’ në Shqipëri. Por pavarësisht entuziazmit të ambasadorit te reforma në drejtësi dhe Ministria e Brendshme e drejtuar nga Fatmir Xhafaj, asnjë peshk nuk ka rënë në rrjetë.

Pas përfundimit të një aktiviteti ku merrte pjesë sot, Donald Lu u është shmangur gazetarëve, të cilët e pyetën për ‘peshqit e mëdhenj’. Ambasadori amerikan nuk pranoi të bëjë komente por nxitoi të futej në makinë.

Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka shtyrë afatin e arrestimeve të peshqve të mëdhenj për në muajin shkurt. 

Të fundit