Flash News

KRYESORE

“Il Padrino”, Edi i 7 pallateve”, si njihej ndryshe i “forti” i Vlorës dhe miku i Emiljano Shullazit

“Il Padrino”, Edi i 7 pallateve”, si njihej ndryshe i

Edison Harizaj, i cili u vra në atentat dy net më parë në Durrës, ishte pronar i kompleksit ‘Oslo” në Vlorë dhe njihej si një person mjaft i kujdesshëm që nuk ekspozohej, si dhe mbante gjithnjë njerëz të armatosur me vete.

Ai njihej në Vlorë me disa emra të ndryshëm, si “Il Padrino”, pasi kishte nën kontroll mjaft të “fortë” dhe ushtarë të tij.

Po ashtu, ai njihej edhe si “Edi faqedjeguri”, pasi në moshë të vogël kishte pësuar një djegie në faqe, apo “Edisoni i shtatë pallateve”, pasi rrinte te zona e njohur e “shtatë pallateve” në Vlorë, aty ku kishte edhe biznesin e tij.

Emri i tij i vërtet, Edison Harizaj ishte mjaft i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare. Ai njihej si miku i Emiljano Shullazit me të cilin u kap me armë në vitin 2012, ka qenë i dënuar me 10 vjet burg për vrasje, dënim i përfunduar në 2010, si dhe i skeduar në disa ngjarje të bujshme kriminale si atentati ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomit apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë.

Rasti i gjyqtarit nuk u arrit të provohej dhe mbeti vetëm në kuadër të dyshimit. Ndërkohë, Genci Çaçi, i cili u nda nga jeta disa orë pas ngjarjes, ditën e djeshme në spital, mendohet se shërbente si “ushtari” i tij.

Marrë pjesërisht nga gazeta Panorama

Të fundit