Flash News

KRYESORE

Il Paese Sera: ‘Rebelohet’ Ballkani, protesta anti-qeveritare nga Tirana në Beograd

Il Paese Sera: ‘Rebelohet’ Ballkani, protesta anti-qeveritare

Protesta kundër korrupsioni muajt e fundit po ‘ndezin’ Ballkanin dhe Evropën Qendrore, nga Republika Çeke, Serbia, Mali i Zi në Shqipëri.

Ngjarja e fundit, dy ditë më parë: E diel, më 23 qershor, mbi 300 mijë njerëz dolën në rrugë në Pragë për të protestuar kundër qeverisë së Andrej Babisit, pak më shumë se një javë pas demonstrimit të mëparshëm me një pjesëmarrje masive në shesh. Njeriu i dytë më i pasur në vend, Babis është akuzuar për konflikt interesi dhe dyshohet për mashtrim për miliona euro në kontratat e fondeve të BE. "Nuk jap dorëheqjen, nuk kam bërë asgjë të gabuar", ka përsëritur pas protestave kryeministri çek, duke përsëritur një vazhdimësi të pakënaqësisë dhe prandaj të protestave në rrugë.

Pak ditë më parë ishte radha e Shqipërisë, me opozitën e qendrës së djathtë të udhëhequr nga Lulzim Basha, në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama.

Ai akuzohet për mashtrimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 përmes të cilave e sollën atë në pushtet, mashtrim dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Kjo situatë po përkeqësohet në funksion të zgjedhjeve lokale të planifikuara për 30 qershor. Pas bojkotit nga opozita, zgjedhjet u anuluan më 10 qershor nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, sipas të cilit nuk ka kushte për të qenë në gjithëpërfshirëse dhe brenda standardeve të demokracisë.

"Një akt individual dhe jokushtetues", e ka cilësuar nga ana tjetër Rama dekretin e presidentit, si dhe ka insistuar se zgjedhjet do të bëhen në datën e caktuar. Madje, ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit.

Shqipëria po përballet prej muajsh me një krizë mes mazhorancës dhe opozitës, po ashtu mes demonstratave, ndërsa policia i ka shpërndarë me gaz lotsjellës.

Po ashtu, protesta gjatë kësaj kohe ka edhe në Mal të Zi. Presidenti Milo Dukanoviç po përballet po ashtu me akuzat për korrupsion, si dhe në Serbi qytetarët protestojnë prej muajsh kundër presidenti Aleksandër Vuçiç, të akuzuar për mashtrim zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2016, sulmet kundër gazetarëve, korrupsionin dhe procedurat e paqarta në ndarjen e fondeve të destinuara kryesisht për mediat pro-qeveritare.

Balcani ribelli. Da Tirana a Belgrado proteste contro la corruzione dei leader

Të fundit