Flash News

KRYESORE

ILD i pezullon brenda 3 ditësh, Metani flet për ndryshimet në statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Ishte vakum ligjor pas vendimit të ‘Kushtetueses’

ILD i pezullon brenda 3 ditësh, Metani flet për ndryshimet në

Kreu i ILD-së, Artur Metani ka komentuar miratimin në Komisionin e Ligjeve dy ditë më parë lidhur ndryshmet në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ndryshime që dobësojnë mbrojtjen ligjore të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe fuqizojnë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke i shtuar atij kompetenca për verifikim të figurës dhe pasurisë së tyre.

Sipas Metanit, këto ndërhyrje janë të nevojshme dhe se më i rëndësishëm është ndryshimi që ka të bëjë me pezullimin.

“Nuk janë vetëm këto ndryshime. Më i rëndësishëm është ndryshimi që ka të bëjë me pezullimin. Ishte një vakum ligjor i krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin për statusin e gjykatësve dhe prokurorëve. Unë mendoj që ndërhyrja ishte e nevojshme, për mua ka rëndësi që ndërhyrja të jetë funksionale dhe të bëhet real qëllimi për të cilin po bëhet kjo ndërhyrje”, tha Metani.

Të fundit