Flash News

KRYESORE

Ilda Bejleri flet pa modesti: Karakteristika që më dallojnë mua nga koleget e tjera

Ilda Bejleri flet pa modesti: Karakteristika që më dallojnë mua

Gazetarja sportive, Ilda Beljeri ishte e ftuar në rubrikën ‘BE Cafee’ të së ‘Dielës shqiptare’, ku u përballë me disa pyetje të aktorit Erion Isai.

Larg modestisë, moderatorja e emisionit ‘Zona Go’ në Super Sport u shpreh se karakteristikat dalluese të saj janë spontaniteti dhe origjinaliteti. “Nuk është se ka ndonjë të veçantë me gazetaret e tjera. Mendoj se një person interesant, është i tillë edhe në tavolinë, kur bën muhabet, apo kur është me shoqërinë e shoqërisë, edhe pa praninë e kamerave. Mendoj që gjëja që më dallon nga të tjerët, mendoj spontaniteti që kam, edhe origjinaliteti. Pavarësisht se kjo është si një thikë me dy presa. Që do të thotë ose të duan, ose krijon antipati".

Pyetur për raportet me kolegun Dritan Shakohoxha, Ilda nuk i mohoi debatet me të për të mirën e punës. “Dëgjo, njerëzit që e duan punën gjithmonë bërtasin, edhe unë vetë e kap ndonjëherë veten që i bërtas dikujt, sepse për të marrë maksimumin, njeriu duhet të impenjohet shumë. Shako nuk është se bërtet aq shumë për të thënë të vërtetën, por ne edhe kur diskutojmë jemi gjithmonë kështu me tone të larta. Jemi njerëz të tillë me energji.

Të fundit