Flash News

KRYESORE

Ilda Bejleri ironizon Shakohoxhën: Se kuptoj çfarë profesioni ka, uroj të gjejë vetveten

Ilda Bejleri ironizon Shakohoxhën: Se kuptoj çfarë profesioni
Ilda Bejleri ka qenë sot e ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, në "Wake Up". Ilda është hyrja më e re e Top Channel në emisionin "Procesi Sportiv", ndaj dhe ka folur për këtë rrugëtim të ri të sajin. Ilda u pyet gjithashtu nga moderatorët e "Wake up" edhe për keqkuptimet që ka pasur me Dritan Shakohoxhën. Jo vetëm që u përgjigj por i hodhi më shumë "benzinë zjarrit". Ajo u shpreh se Dritani është ndër ata personazhe që nuk e kupton se çfarë profesioni ka: “Konflikt real nuk ka pse të ketë, sepse ne jemi dy njerëz që vazhdojmë secili punën e vet. Në 11 vite, unë nuk kam pyetur Shakohoxhën për asgjë. Shakohoxha është një nga ata njerëz që unë s’e kuptoj profesionin që ka, një herë del menaxher gazetarësh, një herë menaxher futbollistësh, një herë del brigadier, një herë drejtor, një herë komentator. I uroj që të gjejë veten mbi të gjitha." Ildën do e shohim së shpejti krah Manushit në "Procesi Sportiv".

Të fundit