Flash News

KRYESORE

Ilir Beqja ironizon kritikat e Dr.Tritan Kalos: Nuk e di se si një mjek gjen kohë të shkruajë

Ilir Beqja ironizon kritikat e Dr.Tritan Kalos: Nuk e di se si një mjek

Deklaratat dhe propozimet që ka bërë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj për uljen e rrogave të punonjësve të administratës dhe te pensioneve po ashtu nxiti një debat të gjerë të shoqëruar me kritika.

Një ndër kritikat kundrejt Beqajt ishte dhe ajo e mjekut Tritan Kalo, i cili u shpreh përmes një posti i në Facebook teksa thoshte:

“Krizën do t’a përballojmë bashkë.” (I.B.)….dakord, po fitimet tuaja si politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, tenderave, privatizimeve klienteliste, etj., të 30 këtyre viteve demokraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..apo lopa do të vijoj të mbetemi ne taksapaguesit, “il poppolo albanese”, ndërsa qumështi do vjoj të milet e të shijohet vetëm nga ju….no ëay….sa mirë na zhytët në qorrsokaket e demon-kracisë “made in albania” me yshtjen tuaj “bashkëfajtorë, bashkëvuajtës”, tani duhet ju së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që ju keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…hapini sytë e mëndjes ju bashkëkombas…..quoa vadis Shqipëria ime!!!”

Ndërsa sot, Beqaj i ftuar në “Një javë” me Nisida Tufën, është shprehur se habitet se si një mjek – në vijën e parë të betejës – gjen kohë të shkruajë e të komentojë propozimin e tij:

“Ai ka reaguar i pari, dhe mesa kam parë tekstin më rezulton që ai e ka lexuar. Por përsëri nuk ka arritur të kuptojë thelbin e kërkesës time të përdorimit të parave publike me standard të njëjtë. Nga ana tjetër habitem se si mjeku që ju thoni gjen kohë të lexojë, të shkruajë, të dalë nëpër studio, ndërkohë që është atje në vijën e parë të frontit. Kjo më habit. Po ta shikosh me kujdes shkrimin, them përjashtuar ata që janë në vijën e frontit. Për cfarë është ndjerë i prekur? Nëse e ka lexuar të bardhe mbi të zezë? Vetë ai nëse e ndjen veten në vijën e parë të frontit, të paktën individualisht nuk prekej. Aty kishte akuza për politikanët për 30 vjet. Nuk ndihem i prekur se e di që nuk janë të vërteta. As për mua as për shumicën e bashkëpunëtorëve të mi. Ajo që më shqetëson është bërja pis e figurës së politikanit që unë mendoj, nuk i shërben mirë të ardhmes së vendit edhe nëse unë nesër të mos jem fare në politikë. Sepse kushdo i ri apo e re që mund të mendojë të futet në politikë, mund të ndjehet i tërhequr, sepse thotë si mund të bëhem pis. Dhe kjo nga ana tjetër e ul edhe besimin e figurës së politikanëve në shoqëri. Ndërkohë që duam apo s’duam shoqëria jonë është e ndërtuar edhe me politikën. Dhe në këtë ditë të gjithë njerëzit e duan zgjidhjen nga kryeministri. Kriza është shumë e rëndë. Do të zgjasë, është botërore dhe është botërisht edhe krizë mendimi, sepse askush s’po merr përsipër t’i japë asnjë lloj propozimi si duhet të shkohet.”

Të fundit