Flash News

KRYESORE

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në familjen e legjendës kuqezi, Sabah Bizi

Presidenti, Ilir Meta, vendosi që këtë fundjavë, shoqëruar bashkëshortja e tij, njëherazi kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të zhvillojë një vizitë të veçantë në shtëpinë e legjendës së futbollit shkodran dhe shqiptar, Sabah Bizi.

Presidenti ka publikuar fotot në rrjetin social facebook. Ai shkruan se ka kaluar një mbrëmje të jashtëzakonshme në shoqërinë e tyre, ndërsa i ka kërkuar nipit të Sabah Bizit, Sabionit për ta bërë sërish të madhe Vlazninë.

“Një mbrëmje e jashtëzakonshme në Shkodër, me Legjendën Kuqezi, Sabah Bizin dhe familjen e tij të mrekullueshme. Legjenda frymëzon shumë fëmijë për t’u bërë si ai.

Unë dje takova dhe Sabionin, nipin e tij, tepër i talentuar dhe me ëndrra të mëdha për futbollin. Bëjeni Vllazninë përsëri të Madhe si atëherë”, shkruan Meta.

 

Të fundit