Flash News

KRYESORE

Ilir Meta emocional në Fushë-Krujë: Zemrën e kam te një 18 vjeçar…

Ilir Meta emocional në Fushë-Krujë: Zemrën e kam te një

Ilir Meta ishte i pranishëm sot në mitingun e LSI-së në Fushë Krujë, por me zemër ishte në Zharrëz, te 18 vjeçari që u dhunua nga kreu i PS-së në atë zonë.

Orgest Grembi, 18 vjeç, u godit nga Agim Grembi dhe sipas LSI shkak është bërë deklarata e të riut  se do të votojë për këtë parti më 25 qershor. Meta ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për këtë ngjarje dhe e paralajmëron se çështja tani është personale.

“Zemrën e kam te një 18 vjeçar në Zharrëz të Fierit. Një bandit që punon në Albetrol dhe kryetar i PS atje, e ka goditur me lopatë vetëm sepse voton për LSI. Ju kërkoj falje sepse pas këtij mitingu do të shkoj në Zharrëz te 18 vjeçari i plagosur nga falangat e krimit dhe përgjegjësinë për këtë ngjarje e ka Rama dhe e ka personale”, deklaroi Meta.

Ilir Meta kërcënon me kryengritje: Janukoviçi i Ukrainës do t’ju duket lule, ju japë fjalën e malësorit

Të fundit