Flash News

KRYESORE

Ilir Meta foto me “shembullin e demokracisë” lideren e Miamarit, por ajo akuzohet për spastrim etnik

Ilir Meta foto me “shembullin e demokracisë” lideren e

Presidenti Ilir Meta ka postuar një fotografi me homologen e Miamarit, Aung San Suu Kyi nga Japonia ku ndodhet aktualisht. Kreu i shtetit e ka quajtur lideren e shtetit në Azinë Juglindore si shembull frymëzimi për demokracinë në mbarë botën.

“Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!”, shkroi Meta në profilin tij në Facebook.

Por Aung San Suu Kyi është një politikane e cila ka marrë shumë kritika nga figura të ndryshme anembanë botës. Nëse më parë ajo u vlerësua me Çmimin Nobel për paqen në 1991, në Akademinë Suedeze janë në siklet të madh, pasi ajo akuzohet për spastrim etnik.

Nga viti 2012 e në vazhdim, ka pasur përleshje midis myslimanëve Rohingya në Miamar dhe shumicës së popullsisë praktikant të budizmit, të etnisë Bamar. Edhe pse mediet kanë raportuar për masakra ndaj myslimanëve, ajo ka heshtur dhe nuk ka ndihmuar Rohingyat, të cilët janë detyruar që të largohen nga vendi.

Vlerësimet e Metës për Suu Kyin në Facebook kanë bërë që edhe shumë komentues të reagojnë dhe t’i kërkojnë distancim, për shkak të mbështetjes që ajo ka dhënë për krimet e bëra. Mbi 700 mijë myslimanë në të Miamarit janë zhvendosur në shtetet e tjera, më së shumti në Bangladesh.

Të fundit