Flash News

KRYESORE

Ilir Meta, i ashpër: Shushunjat po i pijnë gjakun popullit me PPP të frikshme

Ilir Meta, i ashpër: Shushunjat po i pijnë gjakun popullit me PPP

Në fjalën e tij nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku po zhvillohet manifestimi i thirrur prej tij, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po jep mesazhe shumë të forta kundër Qeverisë.

Duke iu referuar mazhorancës, Ilir Meta thotë se shushunjat po i pinë gjakun popullit çdo ditë me koncesione të frikshme dhe PPP.

“Jemi këtu, sepse Shqipëria e sotme është ndarë në dytë botë antagoniste. Një botë e vogël, e errët, e oligarkëve, që si shushunja pinë çdo ditë gjakun e popullit tonë e koncesionet e frikshme të PPP. Jemi vendi i parë në botë për kostot e autostradave për km/2, i kemi më të shtrenjtat. Unë si Presidenti i kam rrëzuar publikisht këto dekrete, të arsyetuara mbi Kushtetutë. Këto dekrete për koncesione kanë qëllim vetëm grabitjen e Shqipërisë. Ata tani kërkojnë dhe rrëmbimin në mënyrë mafioze të Gjykatës Kushtetuese, që krimet e tyre kushtetuese të mbeten pa gjykuar, dhe që oligarkët të fitojnë sa më shumë. Jemi këtu, se asnjë nga ne nuk mund t’i qëndrojë anash grushtit të shtetit. Jemi këtu kundër grushtit të shtetit”, ka nënvizuar Ilir Meta.

Të fundit