Flash News

KRYESORE

Ilir Meta kërcënon me kryengritje: Janukoviçi i Ukrainës do t’ju duket lule, ju jap fjalën e malësorit

Ilir Meta kërcënon me kryengritje: Janukoviçi i Ukrainës

Ish-kryetari i LSI, Ilir Meta vazhdon të rrisë tonet kërcënuese ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

I pranishëm sot në Fushë-Krujë, Meta ka kërcënuar me kryengritje nëse Rama dhe Basha tentojnë të prekin një votë më 25 qershor. Ai përmendi rastin e ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, i cili u rrëzua nga pushteti pas demonstrative, ndërsa sot ndodhet në azil në Rusi.

“Dua t’i them Edi Ramës që t’i thërrasë mendjes sepse nuk vë dot ai dorë mbi votën e të rinjve, dhe bashkë me atë që u arratis në ‘96-ën për në Greqi me fustan grash (Gramoz Ruçi). Ju premtoj se nëse prekni një votë, Janukoviçi i Ukrainës do t’ju duket lule. Në këtë vend nëse ka rënë kryetari i opozitës dhe nëse bie policia, nuk bie rinia e Shqipërisë. Një votë të preket, ju jap fjalën e malësorit dhe të shqiptarit, nuk ka vrimë për Edi Ramën dhe Haki Çakon ku të futen”, u shpreh Meta me tone të larta.

Meta theksoi se LSI si forcë e parë do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë nga karteli i drogës dhe i krimit.

Të fundit