Flash News

KRYESORE

Ilir Meta: Saimir Tahiri delikuent që mbushi Shqipërinë dhe Europën me drogë, nuk duhej të ishte bërë kurrë Ministër

Ilir Meta: Saimir Tahiri delikuent që mbushi Shqipërinë dhe

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të bëra një ditë më parë nga ish-ministrit, Saimir Tahiri.

I ftuar në emisionin ‘Fakt’ në Syri.net, Meta u pyet nëse kishe një koment në lidhje me këto deklarata.

“Ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën”, tha Meta.

Më tej, ai shtoi se një nga përgjegjësitë e tij është që një person i tillë, duke ju referuar Tahirit, nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër teksa shtoi se propozimi për Tahirin ishte një insistim i Ramës.

“Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm”, u shpreh Meta.

 

 

Të fundit