Flash News

KRYESORE

Ilir Meta shpjegon me detaje atë që e quan “skema e manipulimit të botimit të aktit të KED”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vijon ta konsiderojë një falsifikim të rëndë atë që ka bërë ministrja e Drejtësisë, Gjonaj.

Në emisionin “Opinion”, Presidenti Meta ka sqaruar skemën, që sipas tij, tregon shumë qartë manipulimin e botimit të aktit të KED në Fletoren Zyrtare nga ministrja Gjonaj, manipulim i cili evidentohet edhe në foton e mëposhtme, nisur nga Presidenca.

“Ky është krimi më i rëndë dhe më i lehtë për t’u hetuar, 10 minuta punë do. Mos të merremi me këtë zonjën falsifikatore. Nuk merrem me reagimet e saj. Ajo ka rrëmbyer kompetencat e mia.

Nuk ka Shqipëri institucion më të rëndësishëm së Gjykata Kushtetuese. Një Gjykatë Kushtetuese me këto filma që bën Dvroani dhe kjo zonja e bën këtë gjykatë pa vlerë. Ministrja e ka vrarë në mënyrë juridike Kushtetutën dhe duhet të jepte dorëheqjen. Është ai që nuk e le të japë dorëheqjen”, nënvizon kreu i shtetit.

Të fundit