Flash News

KRYESORE

Ilir Meta sulmon mazhorancën dhe Dvoranin: Po vdesin reformën në drejtësi

Ilir Meta sulmon mazhorancën dhe Dvoranin: Po vdesin reformën në

Më një intervistë që është duke dhënë në  emisionin “Ilva Noë” në Euroneës Albania, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka hedhur akuza shumë të rënda në drejtim të mazhorancës dhe Kryeministrit Rama sa i përket reformës në drejtësi.

Meta tha se me veprimet e saja mazhoranca po e dënon me vdekje reformën në drejtësi.

Teksa ka komentuar ligjin e sapo miratuar në Parlament nga mazhoranca për mënyrën e kryerjes së betimit për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh se, do të shprehet në momentin kur ligji t’i mbërrijë në zyrë për dekretim.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Parlament, por prej kohësh në Parlamentin tonë është lajm kur miratohet ndonjë ligj në respekt të Kushtetutë. Shkelja e Kushtetutës është kthyer në një sport të preferuar të mazhorancës.

Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk e kam lexuar, por në vijim të marrëzimit që ka ndodhur me zbatimin antikushtetues të reformës në drejtësi. Nuk habitem që të ketë ndodhur ndonjë marrëzi e tillë. Kur ligji të mbërrijë në Presidencë do të shprehem në mënyrë zyrtare.

Nuk ekziston asnjë mekanizëm ligjor që rrëzon Kushtetutën, këto janë përpjekje për të dënuar me vdekje çdo minimum kredibiliteti që mund t’i ketë mbetur reformës në drejtësi”, tha ai.

Ilir Meta gjithashtu ka sulmuar ashpër kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Dvoranin, duke e quajtur atë një kamikaz partiak, i cili ka vepruar në mënyrë mafioze dhe të paligjshme.

Të fundit