Flash News

KRYESORE

Ilir Meta takohet me ministrin e Brendshëm të Italisë: Të krijohen urat e dialogut mes palëve politike

Ilir Meta takohet me ministrin e Brendshëm të Italisë: Të

Presidenti Ilir Meta ka takuar ministrin italian të Drejtësisë Andrea Orlando, i cili prej ditësh ndodhet në Tiranë.

Presidenti i shprehu ministrit italian mirënjohje për ndihmë që ka dhënë Italia ndaj Shqipërisë. Ndër të tjera Meta tha se është shumë e rëndësishme që të këtë dialog mes palëve politike në Shqipëri për ecurinë e Reformës në Drejtësi

Statusi i plotë:

Me kënaqësi te veçantë takova sot Ministrin Italian të Drejtësisë Andrea Orlando, të cilit pasi i shpreha mirënjohjen për ndihmën që ky vend mik i ka dhënë Shqipërisë në fushën e drejtësisë, nënvizova se në Shqipëri është shumë e rëndësishme implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë ku forcat politike parlamentare pa vonesë duhet të krijojnë urat e dialogut konstruktiv, sa më shpejtë me qëllim që procesi të udhëhiqet e të vendoset në shinat kushtetuese dhe Veneciane, në frymën e konsensusit të arritur më 21-22 korrik 2016.

Të fundit