Flash News

KRYESORE

Ilir Meta: Thirrje protestuesve të vetëpërmbahen

Ilir Meta: Thirrje protestuesve të vetëpërmbahen

Presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin e tij për protestën e sotme të opozitës të bashkuar.

Në një deklaratë për mediat, Presidenti apelon protestuesit të vetëpërmbahen e të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kreu i shtetit thekson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut.

Deklarata e Plotë:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta çmon se e drejta për të protestuar është e drejtë themelore dhe jetike për demokracinë. Presidenti Meta thekson rëndësinë që protesta e sotme e Opozitës së Bashkuar të jetë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune, si dhe u bën thirrje protestuesve të vetëpërmbahen dhe të përqendrohen në kauzën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Presidenti i Republikës beson se zgjidhja e krizës do të vijë vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunimit, dhe se ai do të vazhdojë pandërprerë përpjekjet e tij në këtë drejtim.

Të fundit