Flash News

KRYESORE

Ilir Meta zgjdh Tedi Blushin si zëdhënës të Presidencës, e prezantoi në festën e pronarit që e shkarkoi nga puna

Ilir Meta zgjdh Tedi Blushin si zëdhënës të

Pak ditë pasi u shkarkua nga detyra e kryeredaktorit në ‘Balkanweb’, Tedi Blushi ka marrë një tjetër detyrë të rëndësishme, atë të zëdhënësit të Presidencës. Është vetë presidenti Ilir Meta që konfirmon zgjedhjen e Blushit si zëdhënës të tij dhe prezantimin e parë e bëri në 15 vjetorin e krijimit të televizionit ‘News 24’.

“Për Lirinë dhe Pavarësinë e Medias.Duke uruar 15 vjetorin e News 24 bashkë me zëdhënësin e Presidencës, Tedi Blushi, gazetar prej më shumë se një dekade pranë kësaj media”, shkruhet në faqen e Ilir Metës.

Blushi u shkarkua nga Irfan Hysenbelliu, pronar i ‘Focus Group’, ku përfshihen News 24 dhe Balkanweb, pa i dhënë asnjë shpjegim gazetarit.

E kërcënuan se do e tërhiqnin zvarrë, Tedi Blushi rikthehet në 15 vjetorin e “News 24”

Të fundit