Flash News

KRYESORE

Ilir Xhakja i dënuar me burgim të përjetshëm,merr një të dytë pasi futi celular në qeli

Ilir Xhakja i dënuar me burgim të përjetshëm,merr një

Ilirr Xhakja, i dënuari me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, është dënuar me 1 vit burg pasi në ambjentet e qelisë së tij, është gjetur një aparat telefonik. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Krujës, ku gjyqtarja Nazmie Pengili, e ka deklaruar fajtor të pandehurin Ilir Xhakja duke e dënuar me 1 vit burgim për akuzën “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P. në burgje”. Në 10 tetor 2013 Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim të përjetshëm Ilir Xhakën, vrasësin e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Kolegji Penal e ka cilësuar fajtor të pandehurin për akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe armëmbajtjes pa leje, ndërsa e ka shpallur të pafajshëm për akuzën e vrasjes me dashje, pasi nuk provohet që e ka kryer këtë vepër penale. Sipas vendimit, nga hetimi gjyqësor, rezultoi se më datë 13 shtator 2012, rreth orës 17:00, me urdhër të Tahirajt, forcat e Komisariatit të Shijakut kanë dalë në patrullim.

Automjetet kishin të shënuara në mënyrë të dukshme të gjitha mbishkrimet dhe shenjat e policisë. Ato ishin tre dhe lëviznin në njëshkolonë, njëri pas tjetrit. Fillimisht u patrullua në rrugën drejt Katundit të Ri. Më pas, u vazhdua me dy automjete dhe shefi i komisariatit ka qenë i shoqëruar vetëm nga oficeri Kastriot Gosturani dhe polici Fatos Hoxha.Më pas, në vendngjarje afrohet një automjet Mercedes, tip Regina 320, i pajisur vetëm me një targë të huaj në pjesën e pasme, i cili ndaloi përbri automjeteve të policisë. Prej tij zbriti një person, i identifikuar më pas si Ilir Xhakja, person me precedentë të shumtë kriminalë. Shqiptarja.com

Të fundit