Flash News

KRYESORE

“Iliri bëri gabim”, Thaçi kritikon Metën në takimin me Mogherinin

“Iliri bëri gabim”, Thaçi kritikon Metën në

Televizioni Klan Kosova raporton se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar homologun Ilir Meta në takimin qe zhvilloi me shefen e BE-së, Federika Mogerini. Gjithçka lidhet me ftesën që Meta i ka bërë Milorad Dodik për të qenë i pranishëm në Samitin e  Brdo-Brijuni, që mbahet në kryeqytet.

”Është gabim i madh që presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka ftuar në Bërdo Brioni anëtarin serb të presidencës së Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik”.

Ne diskutimin me Mogherinin, Thaçi gjithashtu ka deklaruar se nuk do të pranojë kushtëzime në lidhje me taksën, liberalizimin e vizave dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Të fundit