Flash News

KRYESORE

“Illyrian Elite” shfaqen në stadium, kanë një tjetër mesazh për FSHF-në

“Illyrian Elite” shfaqen në stadium, kanë një

Grupimi “Illyrian Elite” vazhdon të ndjekë rregullisht ndeshjet e përfaqësueses shqiptare të futbollit. Edhe pse FSHF pretendon se ka ndërprerë çdo lloj marrëdhënie me këtë grupim që pas ndeshjes ndaj Italisë ku ata shkaktuan ndërprerjen e takimit, duke i përjashtuar, për tifozët nuk është aspak e vështirë që të futen në stadiume për të ndjekur ndeshjet e kuqezinjve.

Pasi e bënë një gjë të tillë në “Elbasan Arena”, duke ndjekur ndeshjen ndaj Bosnjë­Hercegovinës pa asnjë lloj shqetësimi dhe duke shpalosur parullat e tyre, grupimi është shfaqur edhe sot në “Josy Barthel”, duke sfiduar hapur FSHF­në dhe “përjashtimin” e saj.

Grupimi u vendos në një nga tribunat pas portave, duke mbështetur aty kombëtaren kuqezi. Ndërkohë, në faqen e tyre në Facebook, pjesëtarët e “Illyrian Elite” kanë postuar një foto të udhëtimit drejt Luksemburgut.

Në të shfaqet qartësisht edhe mesazhi që kanë vendosur në fanella kushtuar FSHF­së, logon e të cilës e kanë modifikuar duke i vendosur fjalën “MAFIA”. *Panorama*

Të fundit