All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Imami akuzon për bllokimin e diskutimeve për financat, burime brenda mbledhjes së PD: Nuk kemi arritur te ajo pikë

All - Paragraf - 1

Ish-deputeti Arben Imami akuzoi jashtë selisë së Partisë Demokratike se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar nuk ishin lejuar diskutimet, midis të tjerave edhe për kontrollin e financave.

All - Paragraf - 3

Por burime brenda mbledhjes bëjnë të ditur për Politiko.al se çështjet e hedhura në diskutim po vijojnë sipas radhës dhe e njëjta praktikë do të zbatohet edhe për  “Bordin Financiar të Partisë”.

Jashtë mbledhjes, Imami tha: “Financat e partisë, kontrolli mbi financat e partisë  është një nga problemet themelore për të gjitha partitë europiane. Mesa duket është një problem serioz edhe për Shqipërinë. Kemi propozuar këtë gjë. Nuk ka diskutime as për këtë gjë. Menduam që ishte e vlefshme që organet autonome siç mund të ishte bordi i kandidaturave të kishin mundësi zgjedhje jashtë diktatit të personit të zgjedhur. Partia vijon të mbetet monokratike, propozimet jo vetëm nuk merren parasysh, por ajo që është më e keqja nuk lejohet diskutime. Nuk është një ditë e bukur për PD.”

Të fundit