Flash News

KRYESORE

Imami mbështet qëndrimin e Bashës: Zgjedhje të një prokurori të përkohshëm do kishim vetëm në rast vdekje apo dorëheqje

Imami mbështet qëndrimin e Bashës: Zgjedhje të një

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami ka qenë i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, ku si një nga hartuesit e Kushtetutës në vitin 1998, ka folur për kryeprokurorin e ri.

Imami u shpreh se është i të njëjtit mendimi me kryetarin Basha për kryeprokurorin e ri dhe se një prokuror i përkohshëm do zgjidhej vetëm në rast vdekje apo dorëheqje.

“Unë do them një gjë, në fakt po e them për herë të parë. Po them qartazi se Kushtetuta nuk ka pushuar së vepruari sot. Kushtetua e Republikës ë Shqipërisë ka pushur së ekzistuari në momentin kur ky vend është qeverisur në një vit nga një qeveri e paligjshme, si ajo e Fatos Nanos që qeveriste me zv/ministra. Që këtu parimi kanë funksionuar së pushuari dhe kanë lëvizur sipas parimeve politike. Më këtë ezaurova mbështetjen që ka dhënë Vlahutin dhe Lu. Zgjedhjet e një prokurori të përkohshëm do kishim vetëm në rase vdekje apo dorëheqje. KLP-ja nuk mblidhet vetëm për një anëtar. Zgjidhja në këto momente është e panevojshme dhe e paarsyeshme. E kanë demonstruar dhe provuar me arsyetim të mirë zoti Xhafa dhe Sollaku. Jam i së njëjtës mendje. Në këtë pikëpamje PD ka të drejtë që nuk pranon të ulet në këtë tryezë. Nuk mund të ketë dialog për të shkelur Kushtetutën, edhe pse flasin ambasadorët Lu e Vlahutin”, tha Imami.

Të fundit