Flash News

KRYESORE

Imami zëvendëson Metën në Real Story, Sokol Balla: Pyetja që do kem për Presidentin

Imami zëvendëson Metën në Real Story, Sokol Balla: Pyetja

Ish themeluesi i PD-së Arben Imami është sonte i ftuari i Sokol Ballës në studion e Real Story, ora 21.00 në Vizion Plus.  Në fakt, gazetari Balla prej dy ditësh i ka bërë ftesë Presidentit Meta në emision, pas sulmit që ky i fundit i bëri duke i përmendur familjen. Por duke qënë se nuk ka marrë përgjigje i është dashur ta zëvendësojë me Imamin.

Imami është themelues i PD-së në dhjetor 1990. Për disa vite në qeverinë Berisha mbajti postin e Ministrit të Mbrojtes.

Intervista e Imamit në Real Story vjen vetëm pak ditë pas mesazhit të Jozefina Topallit kundër Bashës.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit ajo e cilësoi aksionin e Bashës të dështuar. Çfarë mendon Imami për situatën në PD? A duhet të rikthehet PD në sistem apo do të vazhdojë rrugën e Bashës? A mundet Basha të dalë fitimtar në zgjedhjet e ardhshme dhe a do të jetë Imami pjesë e një aksioni për ringritjen e PD-së? Për këto dhe për shumë pyetje të tjera, ndiqni intervistën e Arben Imamit, sonte në Real Story ora: 21:00 në Vizion Plus.

Pse Imami në vend të Metës?

Stafi i Real Story kontaktoi të mërkurën stafin e Presidentit, por nuk mori përgjigje.

Sokol Balla tha se në këto kushte i duhej të përgatiste një tjetër emision. Por ai thotë se nëse Presidenti ndryshon mendje edhe në minutë të fundit, ai do jetë i mirëpritur. “Kisha përgatitur disa pyetje për Presidentin që besoj kishin interes për opinionin publik, që lidhen me funksionimin e rolit të Presidentit gjatë kësaj krize dhe asnjë pyetje me sfond personal, ” thotë Balla.

“Gjithsesi për një nga pyetjet, e kam gjetur përgjigjen nga vetë Meta, në një intervistë dhënë për një televizion rus. Këtë pyetje dhe përgjigjen do ti transmetoj sot në fillim të programit”, tha gazetari Balla.

Të fundit