Flash News

KRYESORE

Imazhet satelitore të NASA-s zbulojnë ndryshimin drastik të rrugëve ujore në Venecia gjatë pandemisë

Njerëz nga e gjithë bota vizitojnë Venecian për të shijuar mrekullitë e rrugëve ujore për të cilat është e famshme, por gjatë pandemisë së koronaviruisit ato kanë pësuar një ndryshim drastik.

NASA ka kapur imazhe satelitore të qytetit italian këtë muaj dhe në të njëjtën kohë ka bërë një krahasim me vitin e kaluar, transmeton Daily Mail.

Kanali i madh dhe ai i Giudecca janë të zbrazëta krahasuar me të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar, derisa trafiku ujor nga Venediku për në ishullin Murano pothuajse më nuk ekziston.

Gjithashtu në foto shihet se si dikur ishin ndalur dy anije gjigante në port, ndërsa sot kjo hapësirë është e zbrazët, duke bërë që kjo zonë të duhet si një “zonë fantazmë”.

Italia është vendi me i goditur në Evropë nga COVID-19, ku deri më tani numëron mbi 165 mijë të infektuar dhe mbi 21 mijë të vdekur.

Daily Mail

Të fundit