Flash News

KRYESORE

Impianti i plehrave në Fier, Kryemadhi: Nëse kryebashkiaku është pronar i tokës, kjo është vepër korruprive dhe kriminale

Kryearja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Monika Kryemadhi në një deklaratë për medit  ka filur në lidhje më dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të Mbrostarit të cilët kundërshtojnë ndërtimin e impianteve të plehrave në tokat e tyre të bukës.

Kryemadhi u shpreh se ky projekt nuk ka lindur si nevoj e përpunimit të plehrave, por sipas saj, inceneratorët duhen kur merr plehra nga vendet e tjera. Kryetarjae LSI-së i bëri thirrje Edi Ramës të heq dorë prej këtij projekti duke deklaruar se: “Nëse janë të vërteta fjalët se kryebashkiaku është pronar i tokës atëherë nuk është vetëm një vepër korruptive por edhe kriminale”.

“Sot në veri të Mbrostarit në Fier banorët po dhunohen barabarisht nga policia, sepse po kërkojnë që në tokat e tyre të mos helmohen dhe të mos detyrohen të emigrojnë. Prej disa muajsh një kompani e militantëve të PS ka fituar 3 koncesione për impiant djegiesh. Ky projekt nuk ka lindur si nevojë e përpunimit të plehrave. Është e qartë që inceneratorit nuk duhet. Ajo që duhet është një politikë më e mirë e riciklimit. Incenerimi duhet kur merr plehra nga vendet e tjera. Nëse ky është qëllimi i Ramës ku është qëllimi i shqiptarëve. Kjo është mafia e plehrave. LSI do të jetë në ndihmë të banorëve. Media të jetë prezent në këto momente dhune. Iu bëj thirrje investitorëve, pronarëve apo edhe grupeve të caktuara të interesit, të tërhiqen sepse dita kur do përballen me ligjin është afër. Edhe Rama të heq dorë se do përfundojë në kazanin e plehrave. Ato janë toka buke dhe ky impiant nuk mund të ndërtohet aty. Nëse janë të vërteta fjalët se kryebashkiaku është pronar i tokës atëherë nuk është vetëm një vepër korruptive por edhe kriminale. Policia dhe kryetari i bashkisë të tërhiqen nga terrori i kryepleqve për të marrë firmat. I bëj thirrje kryeministrit Rama të tërhiqet nga ndërtimi i këtij impianti në Verri”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Të fundit