Flash News

KRYESORE

Ina Zhupa i përgjigjet Olta Xhaçkës: Ti dhe shefi yt e doni Shqipërinë si Rinasi

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa i është përgjigjur ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit e cilësoi protestën një grupim njerëzish të dhunshëm që nuk e duan Shqipërinë në Europë.

Zhupa i kundërpërgjigjet ministres duke i thënë se është ajo dhe shefi i saj Edi Rama e duan Shqipërinë si Rinasi ku u vodhën 10 mln euro.

“Protestuesit e duan Shqipërinë si Europa, ti Olta dhe shefi yt e doni Shqipërinë si rinasi ku bashkevidhen 10 milion euro ne mes te ditës duke cenuar sigurinë kombëtare. Ti dhe shefi yt keni siguruar me “arritjet” tuaja qe Shqipërisë te rrezikohen ti kthehen vizat.

Ne fakt ju e keni ne gen luften kunder Europes, NATO-s, vizave prandaj dhe po zhbeni cdo arritje te ketij vendi. Por nuk do arrini dot te ndalni valen qytetare, qe duan nje Shqiperi me standartet europiane dhe do e fitojne kete beteje me sakrifica dhe mund”, përfundon Ina Zhupa shoqëruar edhe me disa momente nga protesta e mbrëmshme.

Të fundit