Flash News

KRYESORE

Ina Zhupa i përgjigjet Veliajt: Tregoju qytetarëve projektin me kulla për hyrjen e Parkut të Liqenit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike denoncoi mediatikisht kryebashkiakun Erion Veliaj për planifikimin e kullave në ambientet ku ndodhet aktualisht Garda e Republikës.

Veliaj e mohoi diçka të tillë, por në një reagim të dytë Zhupa publikon planin që parashikon kulla, të cilat u ndaluan përkohesisht nga protestat e qytetarëve dhe të opozitës.

Reagimi i Ina Zhupës:

Kryemashtruesi i Tiranës Erion Veliaj bën gjithmonë të kundërtën e asaj që thotë.

Ai tha se ne Tirane do te vendoste ndalimin e ndertimeve derisa te shiteshin apartamentet stok, por dha mbi 2 mije leje ndertimi ne 3 vjet.

Kryemashtruesin e Tiranes nuk e beson askush, kur thote se tek zona e Gardes tek Liqeni nuk do te ndertohet.

Erion Betoni duhet t’u tregoje qytetareve projektin me kulla per hyrjen e Parkut te Liqenit dhe te mos fshihet pas projekteve te nisura nga Lulzim Basha, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri, Unaza e Re.

Faktet e publikuara nga PD jane te qarte. Dokumentet bashkëlidhur e faktojnë.

Ne zonen e Liqenit plani Veliaj-Rama parashikon kulla, te cilat u ndaluan perkohesisht nga protestat e qytetareve dhe te opozites.

Kryemashtruesi Erioni Betoni e ka mbushur Tiranen me kulla.

Ai do te shembe Teatrin Kombetar per te ndertuar kulla.

Do te shkaterroje Liqenin per te ndertuar kulla.

Me afrimin e zgjedhjeve, Kryemashtruesi i Tiranes do te shtoje dozen e genjeshtrave.

Qytetaret e Tiranes nuk e meritojne nje kryetar qe mashtrimin dhe propaganden ka punen e tij kryesore!

Të fundit