Flash News

KRYESORE

Ina Zhupa: Veliaj gënjen për certifikatën e Liqenit të Tiranës, Rama përsëriti sot gënjeshtrën e pinjollit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike akuzon kryebashkiakun Erion Veliaj se gënjen për certifikatën e pastërtisë nga White Flag International në Liqenin e Tiranës.

Po të njëjtën gënjeshtër, sipas Zhupës, e ka publikuar dhe kryeministri Rama mëngjesin e sotëm i cili në një postim në Facebook shkruan, “MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje nga hapësirat e transformuara të molit në Liqenin e Tiranës, i çertifikuar tanimë edhe për ujë të pastër nga “Ëhite Flag”, ju uroj një ditë të mbarë”.

Mirëpo, emaili zyrtar me perfaqesuesit e White Flag International tregon se Liqeni i Tiranës është në proces monitorimi deri në Tetor 2018. E njëjta gjë që thuhet dhe ndër rreshta në webin e agjencisë së parqeve dhe rekreacionit.

Reagimi i Ina Zhupës:

Veliaj gënjen për çertifikatën e pastërtisë së liqenit së Tiranës nga Ëhite Flag International. Rama perserit genjeshtren e pinjollit.

Erioni Betoni doli dje duke u mburrur me certifikaten e pastertise qe kishte fituar Liqeni i Tiranes. E verteta ne fakt eshte qe Liqeni i Tiranes eshte ne proces monitorimi deri ne Tetor 2018, kur do merret vendimi per certifikimin apo jo te liqenit kur te jene vertetuar standartet dhe kriteret qe duhet te kap. Emaili zyrtar me perfaqesuesit e Ëhite Flag International tregon qartesisht kete fakt, te njejten gje e gjen edhe nder rreshta ne ëebin e agjencise se parqeve dhe rekreacionit. ( fotot me poshte)

Nderkohe Veliaj nuk pret dot mesa duket, por vesi i tij nuk e le ta thote nje afat dhe nje te vertete por nje genjeshter propagandiste si perhere.

Të fundit