Flash News

KRYESORE

Inagurohet televizioni A2, Rama: Rregulloni kazanin ose do ktheheni në kazan

Inagurohet televizioni A2, Rama: Rregulloni kazanin ose do ktheheni në

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së televizionit të ri informativ, A2 të biznesmenit Bashkim Ulaj.

Kreu i qeverisë, i njohur për qëndrimet e tij jo dhe aq pozitive ndaj mediave, theksoi se pret që A2, partner i CNN në Shqipëri të përmirësojë cilësinë e transmetimit të lajmit.

“Ose do e rregullojë CNN kazanin ose do kthehet vetë në kazan”, tha ndër të tjera Rama.

A2 do të nisë transmetimet zyrtare me datë 6 dhjetor dhe do të jetë televizion informativ.

“A2 do të mbështetet nga njësi informative të vendosura në qytete të tjera në Shqipëri dhe në rajon. Stacioni i ri televiziv, A2, ka si qëllim rritjen e standardeve të prodhimit dhe shpërndarjes së lajmeve, për të ndryshuar realitetin mediatik në Shqipëri, duke ofruar një burim informacioni të shpejtë, të thelluar, të saktë dhe të besueshëm”, thuhet në përshkrimin e A2.

Të fundit