Flash News

KRYESORE

“INCB” rrëzon Edi Ramën: Kultivimi i kanabisit u rrit në 2016-ën. Shqipëria është furnizuesja kryesore e Bashkimit Europian

“INCB” rrëzon Edi Ramën: Kultivimi i kanabisit u rrit

Raporti i Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve për vitin 2017 ka rrëzuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama se në Shqipëri nuk ka patur kultivim masiv të kanabisit. Sipas këtij raporti, “Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit të trafikuar në Bashkimin Europian”.

“Në Shqipëri, gjatë 2016-ës situata e kanabisit u karakterizua nga një rritje e numrit të zonave të kultivuara, e shoqëruar me zgjerimin e rrugëve detare të trafikimit dhe përpjekjeve për të trafikuar drogën nëpërmjet ajrit”, thuhet në raport.

Më tej, në raport thuhet: “Konfiskimi i kanabisit në Shqipëri u rrit në 164% nga 2015 në 2016-ën, duke arritur në një total prej 30 ton. Në të njëjtën periudhë, çmimi i kanabisit u ul nga 600-1300 euro për kilogram në 2015-ën, në 100-400 euro për kilogram në 2016-ën.” Kjo tregon për një sasi të madhe të kanabisit në tregun e zi.

“Gjithnjë e më shumë heroinë e trafikuar është mbajtur në Shqipëri, për përdorim lokal”, shkruhet në raportin e “INCB” që bën me dije një problem shqetësues social, çka tregon për rritjen e përdoruesve të drogës së fortë në Shqipëri.

Politika e jashtme e Edi Ramës pa ‘shtyllë kurrizore’; kryeministri ‘kapërdin’ fjalët e tij dhe bëhet pjesë e konferencës ku do dënohet votimi në OKB

Të fundit