Flash News

KRYESORE

Incident në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë, i riu thërret gjatë fjalimit të Ramës: Kemi prerë biletën për tu arratisur

Incident në ceremoninë e diplomimit të studentëve të

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

Por, gjatë fjalimit të tij, kryeministri u përball me një të ri i cili ngriti zërin dhe e kritikoi.

“A e dini se studentët që diplomohen sot janë vetëm të pasur? Kam prerë biletën për t’u arratisur”, ishte fjalia e tij.

Pas kësaj, kryeministri reagoi ashpër:

“Jepjani pra recetën këtij e të shkojë të marrë shërbim mjekësor”.

Kryeministri, ndër të tjera tha se brezat e rinj të mjekëve kanë shërbime më të mira. Ai shtoi se qeveria ka dhënë shuma parash të duhura, për të rregulluar sistemin shëndetësor në vend.

Sipas Ramës, mjekët që do pranojnë të ikin larg vendbanimit, do kenë edhe bonuse.

“Dua të vë në pah se ata që dalin sot nga universiteti dhe duan të ushtrojnë profesionin në Shqipëri, që pranojnë të punojnë në spitale larg vendbanimit, përvec pagës, kanë edhe bonus mujor, që e bën shumën në fund të muajit, njësoj sa në Gjermani, pasi të paguanin të gjitha taksat që paguajnë taksat në shtetin gjerman. Ne do të rrisim masat për të dëshmuar respektin ndaj figurës së mjekut në Shqipëri. Kanë trajtim të dedikuar për ata që janë në vështirësi. Ka të shkëlqyer që nuk kanë aq kushte të mira ekonomike dhe kjo është dëshmia se të rinjtë mund t’ia dalin. Jeni dëshmitar që kanë ndryshuar kushtet në Universitetin e Mjekësisë. Shqipëria nuk është më në drejtim të paditur, sic ishte, po ka vullnetin e madh për t’u bërë ashtu sic e meritojnë këta që sot po diplomohen dhe të tjerët që do të diplomohen më pas”, tha ndër të tjera Rama.

Incidenti (minuta e 8-të)

Të fundit