Flash News

KRYESORE

Incident në ndeshjen Partizani – Skënderbeu, deputeti Braçe godet me çakmak arbitrin

Incident në ndeshjen Partizani – Skënderbeu, deputeti

Gazetari sportiv, Ervin Baku ka deklaruar se deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ka gjuajtur me çakmak arbitrit të ndeshjes Partizani – Skënderbeu, Andi Koçi, e cila përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të korçarëve.

Besohet se sjellja e Braçes ndaj arbitrit lidhet me faktin se Koçi anuloi një gol të sulmuesit Besart Abdurrahimi në pjesën e dytë, si të parregullt.

Braçe njihet si një tifoz i “Demave të Kuq” dhe ndjek pothuajse çdo ndeshje që luhet në Tiranë.

Statusi i gazetarit:

Gjesti i shëmtuar i deputetit

TURP! ERJON BRAÇE GODET ME ÇAKMAK ANDI KOÇIN

Sot u luajt ndeshja Partizani - Skënderbeu. Më e rëndësishmja e javes së 30-të të Kategorisë Superiore në futboll. Isha në stadium.

Në tribunën e shtypit. Ndeshja përfundoi. Si përfundoi? Fitoi Skënderbeu 0-1. Po kjo për mua nuk ka absolutisht asnjë rëndësi. Si në çdo ndeshje, në tribunë ishte edhe deputeti Erjon Braçe. E respektoj si ligjvënës aktiv, të mirë, të vendit tim.

E respektoj edhe pasionin e tij për futbollin. Por sot deputeti Braçe bëri një gjest të shëmtuar. Shumë të shëmtuar. Në përfundim të ndeshjes goditi me çakmak gjykatësin e ndeshjes Andi Koçi.

Si ka mundësi??? Si??? Deputeti duhet të ulë gjakrat e tifozëve të irrituar. Jo të ndezë gjakrat. Nuk më intereson fare si gjykoi Andi Koçi. Fare.

Edhe sikur ta ketë bërë "baltë"... Deputeti duhet të jetë "model" për shoqërinë. Kudo. Edhe në stadium. Kushdo qoftë ai. Edhe tifoz i Partizanit”, shkruan Baku në rrjet.

Të fundit