Flash News

KRYESORE

Incident në ndeshjen Partizani-Skënderbeu, deputeti i PS godet arbitrin me çakmak

Duket se ndeshja e djeshme Partizani –Skënderbeu nuk ka kaluar pa incidente.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, i pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi” është revoltuar mesa duket me një vendim të arbitrit, dhe e ka goditur këtë të fundit me një çakmak.

Rasti është denoncuar nga gazetari i RTSH-së, Ervin Baku, përmes një statusu në facebook, duke e cilësuar këtë si një gjest të shëmtuar të deputetit socialist.

“Deputeti Braçe bëri një gjest të shëmtuar. Shumë të shëmtuar. Në përfundim të ndeshjes goditi me çakmak gjykatësin e ndeshjes Andi Koçi. Si ka mundësi??? Si??? Deputeti duhet të ulë gjakrat e tifozëve të irrituar. Jo të ndezë gjakrat”, shkruan ndër të tjera gazetari.

STATUSI I PLOTË

Gjesti i shëmtuar i deputetit

TURP! ERJON BRAÇE GODET ME ÇAKMAK ANDI KOÇIN

Sot u luajt ndeshja Partizani - Skënderbeu. Më e rëndësishmja e javës së 30-të të Kategorisë Superiore në futboll. Isha në stadium. Në tribunën e shtypit. Ndeshja përfundoi. Si përfundoi? Fitoi Skënderbeu 0-1. Po kjo për mua nuk ka absolutisht asnjë rëndësi. Si në çdo ndeshje, në tribunë ishte edhe deputeti Erjon Braçe. E respektoj si ligjvënës aktiv, të mirë, të vendit tim. E respektoj edhe pasionin e tij për futbollin. Por sot deputeti Braçe bëri një gjest të shëmtuar. Shumë të shëmtuar. Në përfundim të ndeshjes goditi me çakmak gjykatësin e ndeshjes Andi Koçi. Si ka mundësi??? Si??? Deputeti duhet të ulë gjakrat e tifozëve të irrituar. Jo të ndezë gjakrat. Nuk më intereson fare si gjykoi Andi Koçi. Fare. Edhe sikur ta ketë bërë "baltë"... Deputeti duhet të jetë "model" për shoqërinë. Kudo. Edhe në stadium. Kushdo qoftë ai. Edhe tifoz i Partizanit.

Të fundit