Flash News

KRYESORE

Incident në protestën e bizneseve te tregu i Medresesë, policia private ndërpret ‘live’ gazetarin: Kam urdhër, dil jashtë!

Protesta e biznesit të vogël në tregun e Medresesë në Tiranë është shoqëruar me incidentin e parë. Policia private ka ndërhyrë dhe ka ndërprerë raportimin e gazetarit të News 24, ndërsa po raportonte nga tregu i Medresesë.

Policia i ka kërkuar gazetarit që të dalë jashtë bashkë me kameramanin. Ata kanë debatuar para kamerës, ndërsa polici e sqaron duke i thënë se ka urdhër për ta nxjerrë jashtë.

Gazetari: Kam punën time, ti ke tënden, të lutem se jemi live dhe jam në krye të detyrës

Polici: Kemi urdhër, dil jashtë

Gazetari: Zëre se jam një qytetar, po bëj punën time, mos bëj incidente para kamerës se nuk të leverdis

Polici: As mua, as ty

Të fundit