Flash News

KRYESORE

Incidentet e dhunshme të PAOK-ut, Federata greke dënon ekipin dhe presidentin

Incidentet e dhunshme të PAOK-ut, Federata greke dënon ekipin dhe

PAOK-u i Selanikut është ndëshkuar nga Federata greke për incidentet e ndodhura në ndeshjen me AEK-un e Athinës, ku presidenti i ekipit Ivan Savidis, hyri në fushë i armatosur.

Skuadra e PAOK-ut u dënua me humbjen e ndeshjes me AEK-un, heqjen e 3 pikëve nga sezoni aktual i kampionatit grek, si dhe të dy pikëve për sezonin e ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, klubi nga Selaniku u ndëshkua edhe me 63 mijë euro gjobë dhe zhvillimin e 3 ndeshjeve me dyer të mbyllura.

Ndëshkime u dhanë edhe presidentin Ivan Savidis, që nuk do të lejohet të hyjë në stadiume për 3 vitet e ardhshme, ndërkohë që u gjobit me 100 mijë euro.

Incidentet e dhunshme ndodhën më 11 mars, kur Savidis, përveçse hyri në fushën e lojës i armatosur, arriti deri aty sa të kërcënojë arbitrin e sfidës për një gol të anuluar. Kjo ngjarje bëri që qeveria greke të vendoste ndërprerjen e kampionatit grek për disa javë, kompeticion që pritet të rinisë ditët e ardhshme.

Të fundit