Flash News

KRYESORE

Incidenti/ Fevziu hap sondazh online për ministrat e qeverisë, mbi 300 mijë vota rezultuan të manipuluara

Cili është ministri më i njohur i qeverisë? Ka qenë kjo pyetja me të cilin i është drejtuar publikut në një sondazh online Blendi Fevziu mbrëmë në emisionin e tij.

Megjithatë, gjatë kohës që nisi grumbullimi i votave sipas Fevziut ka ndodhur që shumica prej tyre ishin të manipuluara.

"Nga totali prej 348,712 votave, rezultojnë se 307,864 janë vota të manipuluara. Ne duam të zgjidhim votimin në Shqipëri, këtu vjedhin edhe në elektronikë që lë gjurmë dhe jo më aty ku s’lë gjurmë” tha me ironi drejtuesi i emisionit.

Ndërsa nga ana tjetër, Preç Zogaj i ftuar në studio e cilësoi të turpshëm këtë fakt.

“Ky është turp padiskutim. Nesë kjo verifikohet duhet mbajtur qëndrim se kjo është gjë e turpshme. Nëse provohet ai që e ka bërë, ka trafikuar ka blerë ka hyrë. Kjo tregon që shumica e atyre miteve klikimeve qenka legjendë”, tha Zogaj.

Të fundit