Flash News

KRYESORE

Incidenti me avionin e ‘Blue Panorama’, ish-deputeti: Qeveria s’tha as edhe një fjalë; Kur të vdesim, mos reagoni më!

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka sjellë në vëmendje sërish incidentin e një ditë më parë, kur avioni i linjës Tiranë-Ancona i kompanisë ‘Blue Panorama’ bëri ulje të detyrueshme për shkak të një defekti në motor, pak minuta pas nisjes.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai thekson se qeveria hesht përballë një ngjarje të tillë, e cila fatmirësisht u mbyll pa pasoja.

“Deri tani, Qeveria nuk tha asnjë fjalë të vetme për këtë ngjarje të rëndë....mbase po pret, largqoftë kur të ndodh një tragjedi kombëtare...”, shkruan ndër të tjera Spahiu.

Reagimi:

Kur të vdesim, mos reagoni më!

Një ditë më parë, tymi u ndez brenda avionit Blue Panorama, dhe rrezikoi jetën e 200 pasagjerëve....

Gra shtatzëna, fëmijë, të moshuar dhe të rinj, u tmerruan nga frika...

Kjo linjë skandaloze operon vetëm në 6 shtete, disa prej tyre në Afrikë

Janë të shumta defektet dhe denoncimet e qytetarëve ndaj Blue Panoramës..

Vërtet që kjo linjë është loë-cost, por jeta e qytetarëve shqiptarë nuk është aq e lirë

Deri tani, Qeveria nuk tha asnjë fjalë të vetme për këtë ngjarje të rëndë....mbase po pret, largoqftë kur të ndodh një tragjedi kombëtare...

Operimi i linjave të tilla loë-cost vjen nga monopolizimi i RINAS-it, për të cilin qeveria tha që do e zhbëj

Deri tani kanë kaluar 6 vjet, dhe asgjë ska ndryshuar!

Shqiptarët janë mashtruar nga KM për aeroportin e Sarandës, Kukësit, Vlorës, Gjirokastrës apo Air Albania....

https://politiko.al/u-mbush-me-tym-dhe-beri-ulje-te-detyrueshme-aviacioni-civil-defekti-ne-avionin-tirane-ancona-prej-solucionit-lares-te-motorit/

Të fundit