Flash News

KRYESORE

Incidenti me studentët, Vokshi kritikon Ramën: Urdhëroi përdorimin e dhunës. Mediat e censuruan

Incidenti me studentët, Vokshi kritikon Ramën: Urdhëroi

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka dënuar dhunën e përdorur ndaj dy studenteve në takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi me nxënësit e ekselencës. Me anë të një reagimi, Vokshi thekson se “urdhëri për përdorimin e dhunës ndaj studentëve protestues, arroganca, fyerja, poshtërimet e Kryeministrit ndaj studentëve dhe shqetesimeve të tyre janë të patolerushme dhe të dënueshme.”

“Keqardhje për sjelljen e nënshtruar të auditorit në sallë, dëshmi se më shumë se studentë ekselentë, mesa duket kishte fresh-istë të indoktrinuar. Indiferenca e drejtuesve të Universiteteve Publike dhe pedagogëve ndaj dhunimit të studentëve është një tregues i qartë se universitetet janë vasale të Qeverisë”, thotë Vokshi.

Deklarata e plotë e Albana Vokshit:

Partia Demokratike dënon dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit Rama në takimin me nxënësit e ekselencës.

Prishja e shfaqjes dhe skenarit të propagandës me regjizor Ramën e nervozoi atë duke urdhëruar dhunë ndaj vajzave studente.

Urdhëri për përdorimin e dhunës ndaj studentëve protestues, arroganca, fyerja, poshtërimet e Kryeministrit ndaj studentëve dhe shqetesimeve të tyre janë të patolerushme dhe të dënueshme.

Shprehim shqetësimin e madh për mënyrën, se si fryma e dhunës po bëhet modeli i promovuar nga Kryeministri në publik dhe në media.

Keqardhje për sjelljen e nënshtruar të auditorit në sallë, dëshmi se më shumë se studentë ekselentë, mesa duket kishte fresh-istë të indoktrinuar. Indiferenca e drejtuesve të Universiteteve Publike dhe pedagogëve ndaj dhunimit të studentëve është një tregues i qartë se universitetet janë vasale të Qeverisë.

Shprehim shqetesimin per censurimin e këtij incidenti nga shumica e mediave, sepse Kryeministri nuk do vononte t’u kujtonte burgun.

Të fundit