Flash News

KRYESORE

Incidenti me turistët spanjollë në Himarë, Klosi: Mos u merrni me lulet e mia, patën impakt pozitiv

Incidenti me turistët spanjollë në Himarë, Klosi: Mos u

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i është rikthyer edhe një herë ngjarjes së bujshme të kësaj vere me turistët spanjollë në Porto Palermo.

Duke e trajtuar gjerësisht rastin e incidentit të turistëve me pronarin e restorantit në Porto Palermo, aktualisht nën arrest, ministri i është përgjigjur avokatit të Mihal Kokëdhimës mbrëmë në emisionin ‘Opinion’, i cili tha se ‘nëse Klosi nuk do kishte shkuar me lule, kjo ngjarje nuk do ishte bërë kaq e madhe’.

Sipas Klosit, veprimi i tij duke i dhuruar zonjës së familjes së turistëve një buqetë me lule, pati një impakt pozitiv.

“E para ai ishte një ndërtim pa leje, ka qenë në proces legalizimi po ai ndërtim nuk do legalizohej. Edhe pse ka qenë djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist nuk është legalizuar. Mos u merrni me lulet e mia, lulet kanë patur një impakt tejet pozitiv. Ai njeri tani është bërë ambasadori më i mirë për Shqipërinë. Ajo që na duhej neve ishte që shteti të reagonte. Jo të shpresonte të mos dilte video. Unë nuk e dija se çfarë familje ishte, as se kush ishte ai zotëria”, tha Klosi.

Të fundit